TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2026, 17:10

Kategoria e Parë/ Skënderbeun e nderon penalltia në fund, Pogradeci bën detyrën; fitore të rëndësishme për Kukësin dhe Lushnjën

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Parë/ Skënderbeun e nderon penalltia në fund,

Java e 29 në Kategorinë e Parë solli rezultate të rëndësishme në garën për objektivat e sezonit, me disa skuadra që konfirmuan formën e mirë dhe të tjera që zhgënjyen në transfertë.

Në Korçë, Skënderbeu ka fituar vetëm në minutat shtesë 1-0 ndaj Ilirisë, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Mario Beshiraj në minutën e 90+5′, pas një faulli brenda në zonë. Laçi dhe Pogradeci kanë kryer detyrën me sukses, njësoj si korçarët. Kurbinasit kanë fituar në fushën e tyre 3-1 ndaj Burrelit, ndërsa liqenorët kanë fituar 5-1 në shtëpi ndaj Kastriotit.

Skënderbeu kryeson renditjen me 60 pikë, Laçi ndjek i dyti me 67 pikë dhe Pogradeci i treti me 64 pikë.

Përveç garës mes tri ekipeve për të siguruar dy biletat direkte për në Abissnet Superiore, rivalitet i madh është edhe në fundin e tabelës. Kukësi ka fituar 2-0 ndaj Apolonisë, duke tejkaluar fierakët në renditje. Verilindorët renditen në vendin e nëntë me 27 pikë, Apolonia në vendin e dhjetë me 26 pikë. Lushnja po ashtu mori një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Korabit, por ende është në zonën e kuqe, pasi mban vendin e 11-të me 25 pikë. Mbyll tabelën Luftëtari me 22 pikë.

laçi skënderbeu pogradci kategoria e parë

Lini një Përgjigje