TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2026, 15:38

Benet Beci sfidon Dukën: 150 mln lekë nëse Vllaznia fiton titullin kampion

Shkruar nga Pamfleti

Benet Beci sfidon Dukën: 150 mln lekë nëse Vllaznia fiton

Bashkia e Shkodrës ka paralajmëruar një mbështetje të konsiderueshme financiare për klubin e futbollit Vllaznia në rast se shpallet kampione e Shqipërisë në këtë sezon të Superiores. Kryebashkiaku Benet Beci bëri të ditur se ka propozuar një premio prej 150 milionë lekësh të vjetra (15 milionë lekë të reja) për ekipin kuqeblu.

Deklarata u publikua përmes një postimi në rrjetet sociale, vetëm pak orë para ndeshjes së rëndësishme ndaj Partizanit, një përballje që konsiderohet vendimtare për objektivat e sezonit.

Sipas Becit, kjo shumë synon të shërbejë si një nxitje konkrete për skuadrën dhe si një reflektim i mbështetjes së qytetit ndaj ekipit të tij përfaqësues. Ai theksoi se pritshmëritë në Shkodër janë të larta dhe se rikthimi i titullit kampion mbetet një aspiratë e kahershme.

Në postimin e tij, kryebashkiaku u shpreh:

"Kam propozuar një premio të veçantë prej 15 milion lek të reja për Vllazninë në rast të shpalljes kampione, si një mbështetje konkrete për të bërë realitet ëndrrën që pret i gjithë qyteti. Emocionet kuqeblu rikthehen sot dhe sytë e gjithë Shkodrës janë te djemtë tanë.

Sot Vllaznia përballet me Partizanin në një tjetër finale shumë të rëndësishme në këto javë vendimtare të kampionatit. Një ndeshje që vlen shumë dhe që na bashkon të gjithëve në mbështetje të skuadrës së qytetit tonë.
Forca djem! E gjithë Shkodra është me ju!"

Benet Beci sfidon Dukën: 150 mln lekë nëse Vllaznia fiton

Kujtojmë që shpërblimi nga ana e FSHF-së për kampionen e Shqipërisë është 100 milionë lekë të vjetër, ndërsa në Shkodër duken se janë gati të hapin thesin për ta shndërruar në festë të vërtetë trofeun e titullit kampion.

benet beci kryebashkiaku i shkodrës vllaznia

Lini një Përgjigje