
Gara për Topin e Artë 2026 po hyn në një fazë më të ndjeshme, ndërsa performancat e fundit kanë sjellë lëvizje në renditjen e kandidatëve kryesorë.
Në vendin e parë qëndron Harry Kane, i cili po kalon një sezon produktiv me Bayern Munich, me mbi 50 përfshirje direkte në gola. Pas tij renditet mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha. Në vendin e tretë është ngjitur Lamine Yamal, duke lënë pas Kylian Mbappé.
Futbollisti i ri i Barcelonës ka rritur ndikimin në javët e fundit me kontribute vendimtare në sulm dhe është kthyer në një element të rëndësishëm për skuadrën. Ndërkohë, Mbappé ka humbur pozicione për shkak të dëmtimeve dhe mungesave me Real Madrid.
Erling Haaland ka pësuar rënie në renditje dhe nuk përfshihet më në dhjetëshen e parë. Forma e tij dhe eliminimi i Manchester City nga Liga e Kampionëve kanë ndikuar në këtë zhvillim.
Në listë përfshihen edhe emra si Pedri, Michael Olise dhe Raphinha. Bruno Fernandes mban një pozicion falë paraqitjeve të qëndrueshme me Manchester United.
Gara mbetet e hapur, pasi zhvillimet në muajt në vijim dhe Kupa e Botës 2026 pritet të ndikojnë në përcaktimin e fituesit.

Lini një Përgjigje