TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2026, 16:01

Mançester Siti “leksione” Liverpulit në Kupën e Anglisë, ‘qytetarët’ kualifikohen në gjysmëfinale

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Siti “leksione” Liverpulit në Kupën e

Mançester Siti ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e FA Cup pas një fitoreje bindëse 4-0 ndaj Liverpulit, në një përballje të zhvilluar këtë të shtunë në stadiumin “Etihad”. Skuadra e Pep Guardiolës tregoi epërsi të qartë gjatë gjithë takimit.

Ndeshja nisi me ritëm të kujdesshëm nga të dyja ekipet, që shmangën rrezikun në minutat e para. Momenti kyç i pjesës së parë erdhi në minutën e 39-të, kur një ndërhyrje e pasaktë e kapitenit të Liverpulit, Virgjil van Dajk, brenda zonës, i dha Sitit një penallti. Erling Haland u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke kaluar vendasit në avantazh.

Pak para mbylljes së pjesës së parë, sulmuesi norvegjez goditi sërish, duke dyfishuar rezultatin dhe duke i dhënë qetësi skuadrës së tij.

Siti vijoi me të njëjtin ritëm edhe në fraksionin e dytë. Rajan Çerki asistoi për Semenjon, i cili realizoi golin e tretë me një goditje të saktë, duke mposhtur portierin Mamardashvili.

Në minutën e 57-të, Haland kompletoi tripletën personale dhe vulosi rezultatin në 4-0. Me këtë paraqitje, ai e çon në 33 numrin total të golave këtë sezon me fanellën e Mançester Sitit.

Liverpuli pati një mundësi të artë për të ngushtuar diferencën në minutën e 64-të, por Mohamed Salah gaboi nga pika e penalltisë, me portierin Treford që priti goditjen e egjiptianit.

Me këtë fitore, Mançester Siti bëhet skuadra e parë që siguron një vend në gjysmëfinalet e FA Cup, kompeticionit më të vjetër për klube në botë, që këtë vit shënon edicionin e 145-të.

mançester siti liverpul kuap e anglisë

Lini një Përgjigje