
Majorka arriti një fitore të rëndësishme pasditen e së shtunës, duke mposhtur Realin e Madridit me rezultatin 2-1. Protagonisti kryesor i takimit ishte Vedat Muriqi, i cili realizoi golin e fitores për skuadrën ishullore.
Ky sukses vjen si një surprizë, duke qenë se përballë ishte një nga skuadrat më të forta në botë, dhe pak kush e kishte parashikuar një rezultat të tillë.
Pas përfundimit të sfidës, sulmuesi i kombëtares së Kosovës nuk arriti të fshehë emocionet, duke shpërthyer në lot. Në një deklaratë për mediat spanjolle, ai shpjegoi gjendjen e tij emocionale:
“Kam dy javë… edhe pse nga jashtë dukem i shëmtuar dhe i ashpër, edhe unë jam njeri dhe ndonjëherë emocionet dhe nervat fitojnë ndaj meje. Humbja e një penalltie ndaj Elçes në një ndeshje të komplikuar më ndikoi shumë.”
Muriqi kujtoi gjithashtu një tjetër moment të vështirë:
“Më pas humba finalen për kualifikimin në Botëror me Kosovën, ëndrra e jetës sime.”
Ai shtoi se goli ndaj Realit të Madridit kishte një domethënie të veçantë:
“Sot, me këtë gol dhe duke fituar 2-1… falënderoj shumë tifozët për mbështetjen e madhe dhe për atë që më keni dhënë. Shpresoj që të qendrojmë në Primera.”
Duke komentuar fitoren ndaj Realit, Muriqi theksoi vështirësinë e përballjes:
“Kur bën llogaritë në kalendar, në sfidën kundër Realit të Madridit, llogarit zero pikë. Por të fitosh kundër tyre, kundër skuadrës më të mirë në botë… do të thotë shumë, që kemi bërë një punë të madhe gjatë javës.”
Ai gjithashtu u ndal te ndeshjet e ardhshme:
“Tani janë Rajo dhe Valencia për të marrë edhe 6 pikë më shumë.”
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje