TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2026, 19:02

Nga Vllaznia te Vllaznia, Martini “makthi” i Kërnajës te Partizani; Egantia e zgjidh fitoren në pjesën e dytë

Shkruar nga Pamfleti

Nga Vllaznia te Vllaznia, Martini “makthi” i Kërnajës te

Vllaznia është rikthyer te fitorja pas tre javësh. Trajneri Edi Martini u konfirmua makth për Oltijon Kërnajën, që kishte një ecuri fantastike me ekipin e tij pa pësuar humbje në tetë ndeshje në kampionat. Hera e fundit kur Partizani pësonte humbje në Abissnet Superiore, ishte pikërisht ndaj Vllaznisë në Shkodër. Këtë herë, kuqeblutë ia dolën në Tiranë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës për javën e 30-të në Abissnet Superiore. Vllaznia mori një fitore të madhe sot ndaj Partizanit, pikërisht tek “Arena e Demave”. Trajneri Edi Martini u konfirmua si makth për Oltijon Kërnajën, që kishte një ecuri fantastike me ekipin e tij pa pësuar humbje në tetë ndeshje të kampionatit.

Hera e fundit kur Partizani pësonte humbje në Abissnet Superiore, ishte pikërisht ndaj Vllaznisë në Shkodër. Këtë herë, kuqeblutë ia dolën në Tiranë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa edhe Partizani pa t’i anuloheshin dy gola për pozicion jashtë loje, të dyja të shënuara nga Isgandarli.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 82-të, kur pas një rivënieje anësore të gjatë nga Erdenis Gurishta dhe asistit të Elmando Gjinit, Kevin Dodaj, i futur si zëvendësues, dërgoi topin në rrjetë.

Në minutat shtesë, Dodaj realizoi sërish, këtë herë pas asistit të Sherif Kallakut, duke vulosur fitoren 0-2 për shkodranët.

Me këtë sukses, Vllaznia marshon drejt titullit kampion, ndërsa ndaj të kuqve u kthye te fitorja që mungonte prej tri ndeshjesh. Partizani ndërkohë gjendet 12 pikë larg Vllaznisë kryesuese. Këtë sezon të kuqtë kanë humbur tre takime ndaj shkodranëve, ndërsa kanë barazuar një tjetër.

Në Rrogozhinë, Egnatia është rikthyer te fitorja pas dy barazimeve radhazi, duke mundur 3-0 Bylisin. Edhe në këtë sfidë, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Zhbllokimi i ndeshjes erdhi në minutën e 69-të, kur kamerunasi Daniel Adjessa, i futur nga stoli, shënoi pas një aksioni të ndërtuar nga Haime dhe asistit të Kastriot Selmanit.

Adjessa realizoi edhe golin e dytë në minutën e 87-të pas asistit të Xheferson, ndërsa në kohën shtesë kompletoi tregolëshin personal, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.

Egnatia mban vendin e dytë në renditje me 54 pikë, duke vijuar ndjekjen ndaj Vllaznisë.

egnatia bylis vllaznia partizani abissnet superiore

Lini një Përgjigje