TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2026, 21:25

“Ky është ushqimi që ne e hamë çdo mëngjes”, Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Ky është ushqimi që ne e hamë çdo

Ylli i futbollit shqiptar, Granit Xhaka, ishte së fundmi i ftuar në kanalin e njohur në YouTube “SportBible”, ku mori pjesë në një sfidë degustimi me ushqime nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë videos, Xhakës iu kërkua të provonte dhe të vlerësonte produkte tipike britanike dhe ndërkombëtare. Megjithatë, momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai kur përpara tij u vendosën pjata tradicionale shqiptare.

Në një prej sfidave, mes një pureje tradicionale angleze dhe ajvarit nga Kosova, futbollisti zgjodhi pa hezitim këtë të fundit.

Pa dyshim që zgjedh ajvarin,” u shpreh Xhaka, duke theksuar lidhjen e tij me këtë produkt tradicional.

Ai shpjegoi gjithashtu për audiencën ndërkombëtare rëndësinë e ajvarit në kuzhinën shqiptare: “Në Kosovë, të gjithë e hamë për mëngjes. Ndodhet në çdo shtëpi, madje edhe unë vetë e konsumoj rregullisht në shtëpinë time.”

Deklarata e tij u interpretua si një promovim i kulturës dhe traditës ushqimore shqiptare në një platformë globale, duke nxitur interes dhe reagime pozitive nga publiku.

 

granit xhaka mesfushori shqiptar

2 Komente

  1. K
    Kiu

    Ajvari nuk eshte produkt Kosovar por bullgar/sllav. Per ata qe kane dyshime mund te pyesin!

    1. T
      Tony

      Ky qelbesira serbo-zviceran ben vetem me duar Shqiponjen. Mire e tha fantastiku Syci, cun Tirone Ilir Demalia, qe nuk quhesh patriot pse ben Shqiponjen me duar e mban qeleshe ne koke. Ky mut shkoi pas parase, te mbaje e shijoje parane, por ju bajga mos i beni reklame nje haleje. Ne 2012en para se te behej Olimpiada e Londres, nje djal i joni Shqiptar gjimnast fantastik nuk pranoi te perfaqesonte per Britanine por u tha, vetem me Shqiperine do konkuroj. I ndodhi dhe nje problem shendetesor ku i thane qe , po te mos operohej do kishte pasoja te renda. Operacionin ta perballojme ne, por me kushte te perfaqesosh Britanine. Jo, tha djali cun Tirone dhe la sportin. Oh, cfare djali, sot punon ne BT Telekom si teknik. Patriotizmi lindet e rritet qe ne djep. Femija im tundte flamurin e Skenderbeut e therrrishte Flamuri Kuq e Zi e une perlotesha, ndersa femijet e balasheve bir balasheh te rritur me flamure lara bala tere jeten do jene e jetojne lara bala.

      Lini një Përgjigje