TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Tetor 2025, 19:43

Shqipëria U-21 kalon pa probleme miqësoren me rivalët modestë, Dodaj dhe “Modriç” shqiptar protagonistë

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria U-21 kalon pa probleme miqësoren me rivalët

Shqipëria U21 u është kthyer sot fitoreve falë miqësores së zhvilluar përballë skuadrës modeste të San Marinos. Një fitore e pastër 2-0, por me një numër të madh rastesh të shpërdoruara para portës, përfshirë edhe një penallti.

Kuqezinjtë ia dolën të gjenin avantazhin në pjesën e parë falë Kevin Dodajt, i cili shënoi me një gjuajtje të shpejtë në zonë. Më pas ishte Fetai ai i cili pati mundësinë të dyfishonte shifrat pas një penalltie “bujare” të dhënë nga Juxhin Xhaja, por gaboi gjithçka duke çuar topin jashtë.

Megjithatë, kapiteni i kuqezinjve shleu gabimin në pjesën e dytë, kur shënoi golin e dyfishimit të shifrave pas një asisti perfekt nga Dodaj. Në vijimin e ndeshjes, rastet për të shënuar gola të tjerë nuk munguan, por asnjë nga kuqezinjtë nuk ia doli më të tundte rrjetën e San Marinos, duke bërë që sfida të mbyllej vetëm me shifrat 2-0 për ekipin e drejtuar nga Alban Bushi.

shqipëria u-21 san marino u-21 kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje