TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Tetor 2025, 18:35

“Le të flasim në fushë”, Lorik Cana flet me siguri të plotë: Nuk do të përsëritet ngjarja e 2014, kapitull i mbyllur

Shkruar nga Pamfleti

“Le të flasim në fushë”, Lorik Cana flet me siguri

Ish-lojtari i Kombëtares, Lorik Cana tregon sigurinë e tij se tmerri i Beogradit nuk do të përsëritet më. Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën në “Sport News” në “News 24”, një ditë para ndeshjes, Cana thotë se është kapitull i mbyllur, ndërsa thekson se është koha që të tregojmë forcën në fushë.

A i druheni trazirave? Nuk besoj, çfarë kishte për të ndodhur, ka ndodhur. Ishte hera e parë që kishte një ballafaqim. Pavarësisht masave të marra, atëherë nuk kishte ndërgjegjje, sidomos nga pala jonë se çfarë na pret atje.

Serbët kanë një traditë sporti, ne nuk e kemi të tillë. Gjithsesi, ndonjëherë sporti është përdorur për politikë, apo për të mbështetur regjime. Mbetet ndeshje futbolli, janë 90 minuta për t’u luajtur.

Ndeshja e 2014? E kemi trajtuar disa herë. Nuk ka të bëjë vetëm sporti, ne jemi profesionistë dhe duhet të bëjmë më të mirën tonë, duke u sjellë mirë. Kapitull i mbyllur, le të tregojmë kush jemi në fushë”- tha Cana para takimit të Leskovacit.

lorik cana ish-kapiteni i kombëtares ndeshja serbi-shqipëri

Lini një Përgjigje