
Liga e Kombeve mbylli mbrëmjen e djeshme raundin e 6 të sfidave dhe tashmë janë mësuar edhe skuadrat që kanë siguruar vendin e parë, ato që do të luajnë “Play-Off” dhe “Play Out” dhe ekipet që kanë rënë një ligë më poshtë.
Por gjithashtu pas mbrëmjes së djeshme është mësuar edhe ndarja e ekipeve në vazo për Botërorin e vitit 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Kështu Kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon e 3. Një ligë më poshtë, por në të njëjtën vazo, dhe në shortin e Botërorit nuk ndryshon shumë, por gjithsesi, të parët në elimintoret e Europianit dhe të fundit nën ndeshjet e Ligës së Komebeve, janë luhatje të mëdha.
“Pësuam në minutën e katërt dhe të nëntë. Paguam një çmim të lartë për dy gabimet që bëmë, ky është një nivel shumë i lartë. Ne një vit më parë kemi marrë vendin e parë në kualifikueset e Europianit, kemi bërë gjithçka mirë.
Tani jemi në vendin e katërt dhe nuk kemi bërë mirë, as unë e as lojtarët. Pjesa e dytë nuk ishte e vërtetë, ata u tërhoqën shumë, kishin dy gola avantazh ndaj nesh dhe ne morëm kontrollin e lojës, por na duhet më tepër ekuilibër,” – deklaroi Silvinjo.
Sa i përket shanseve për shortin e Botërorit që do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih, gjasat janë të kemi të njëjtët kundërshtarë sërish si Çekia apo Ukraina, ndoshta edhe Serbia.

Lini një Përgjigje