
UEFA vendosi që për largimin nga fusha në ndeshjen e Bukureshtit, të dënojë Kosovën me humbjen 3-0 në tavolinë përballë Rumanisë. Gjithashtu, “Dardanët” janë gjobitur dhe me 6 mijë euro.
Pas këtij vendimi të UEFA-s ka reaguar dhe trajneri i Rumanisë, Mirçea Luçesku. Ky i fundit thotë se fitorja e tyre në tavolinë 3-0 është normale, duke shtuar se shqiptarët tashmë kanë mbetur me turp.
“Ishte normale, nuk mund të merrej asnjë vendim tjetër. Edhe ata mbetën me turp tani, por është zgjedhja e tyre, gjithsesi e provuan njëherë. Çdo ekip që largohet nga fusha tregon mungesë respekti dhe lojë tjetër. Është një vendim politik për të mos mërzitur askënd. Unë e kam thënë që atëherë se kështu do të ndodhë. Nuk duhet ta inkurajoni këtë. Më vonë, një ekip tjetër mund të bëjë të njëjtën gjë. Fatkeqësisht, gjërat ndodhën kështu. Ata duhet të vazhdojnë, duhet të jenë pjesë e ekipit të futbollit, duhet të mbështesin ekipin dhe gjithçka”, ka thënë Luçesku.
Ai po ashtu e vlerëson të dëmshëm për lojtarët e tij dënimin nga UEFA-s me një ndeshje pa tifozë
“Si ndihem si trajneri përfaqësueses duke luajtur me një stadium të zbrazët? Duhet të mendojmë, kjo është humbje e madhe. Nuk ka rëndësi se ne kemi marrë 50 mijë euro gjobë, njerëzit duan të vijnë në stadium dhe nuk munden. Kaq. Është humbje e madhe. Na dënuan me mbi 500 mijë euro. Për çfarë? Sepse një grup këndonte dhe pala tjetër mbështetëse vuan. Një ekip që u tall me ne dhe na bëri të qëndronim në të ftohtë për një orë, sepse nuk donte të luante dy minuta të tjera. Ata menduan se mund ta kthenin këtë në një çështje pozitive. Ku ishte racizmi? Shumë gënjeshtra, nuk u ofenduan. Sjellja ishte e shkëlqyer”, ka theksuar Luçesku.
Kujtojmë se edhe Federata Rumune u gjobit, me një shumë prej 50 mijë eurosh. Gjithashtu, Rumania do ta luajë ndeshjen e radhës me dyer të mbyllura, pra pa tifozë.
Lini një Përgjigje