TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Nëntor 2024, 16:33

“I detyruam të gabonin”, sulmuesi ukrainas që i shënoi Shqipërisë: Treguam që jemi një nivel tjetër

Shkruar nga Pamfleti

“I detyruam të gabonin”, sulmuesi ukrainas që i

Roman Jaremçuk ishte një nga protagonistët e fitores së Ukrainës ndaj Shqipërisë në “Air Albania, duke i sjellë kuqezinjve humbjen 2-1 që dekretoi rënien e tyre në Ligën C, të kapërcyer pikërisht nga lindorët.

Sulmuesi ishte ai i cili shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe iu gëzua kësaj fitoreje, e cila sipas tij tregoi se Ukraina ishte superiore ndaj kundërshtarëve që kishte pasur përballë në këtë duel.

Ne e filluam ndeshjen në mënyrë shumë aktive, luajtëm futbollin tonë dhe detyruam Shqipërinë që të bënte gabime. Nuk mund të them se Shqipëria nuk ishte e motivuar, jo. Në treguam që jemi në një nivel krejtësisht tjetër. Kjo na bëri të luanim mirë dhe të ishim në gjendje të fitonim.

Zinçenko si finalizues? Trajneri i kërkoi që të ishte në këtë zonë të fushës, ai e ekzekutoi goditjen e tij mjaft mirë”, tha Jaremçuk para mediave për ndeshjen e së martës në darkë.

roman jaremçuk sulmuesi i ukrainës

Lini një Përgjigje