
UEFA ka marrë vendimin përfundimtar për ndeshjen Rumani-Kosovë. Me vendim të UEFA-s, Kosova humbet zyrtarisht ndeshjen me rezultatin 3-0.
Kujtojmë që ndeshja Rumani-Kosovë e zhvilluar në Bukuresht në kuadër të raundit të 5 të Ligës së Kombeve u ndërpre në minutat e fundit. Shkak për këtë u bënë thirrjet anti-shqiptare, “Serbi Serbi” dhe “Kosova është Serbi”.
Pikërisht për këto thirrje raciste, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani së bashku me lojtarët e tjerë lanë fushën e lojës për t’u mos rikthyer për të nisur lojën.
Kjo ka bërë që Shtëpia e Futbollit Europian (UEFA) të marrë këtë vendim drastik për Kosovën. Përveç humbjes 3-0 në tavolinë, Kosova është gjobitur edhe me 6 mijë euro.
Tashmë pritet që FFK-ja ta dërgojë çështjen në KAS, ashtu siç është paralajmëruar.
Kujtojmë se incidente të këtij lloji nuk i ndodhin për herë të parë përfaqësueses "Dardane", pasi edhe më herët, ndaj këtij kundërshtari, ka patur raste të tilla.
Ja vendimi i plotë i UEFA-s:
Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 50,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e stadiumit të Federatës Rumune të Futbollit gjatë (1) ndeshjes së ardhshme në të cilën Federata Rumune e Futbollit do të luajë si vend mikpritës, për sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të mbështetësve të saj (në lidhje me thirrjet ksenofobike anti-hungareze).
Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 30,000 euro për transmetimin e mesazheve provokuese politike që nuk janë të përshtatshme për një ngjarje sportive.
Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 9000 euro për hedhjen e sendeve.
Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 4500 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 8000 euro për përdorimin e treguesit lazer.
Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 12,500 euro për shkak të shqetësimit gjatë himnit kombëtar.
Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 14,000 euro për bllokimin e rrugëve publike.
Të paralajmërojë Federatën Rumune të Futbollit për sjelljen e pahijshme të ekipit të saj.
Lini një Përgjigje