TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2024, 21:31

Shqipëria hipotekon fitoren, Muçi kompleton “tripletën” kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria hipotekon fitoren, Muçi kompleton

Shqipëria hipotekon fitoren përballë Lihtenshtejnit. Ernest Muçi realizon golin e tretë për kuqezinjtë në minutën e 66.

Kuqezinjtë dyfishuan shifrat në minutën e 46. Jasir Asani ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e kuqezinjve me rezultatin minimal 1-0. Armando Broja ndëshkoi Lihtenshtejnin në minutën e 31. Pas një goditje dënimi të ekzekutuar shpejt, Broja gjeti mbrojtjen të pavendosur dhe shënoi në portën kundërshtare.

Në minutën e 15, vertikalizim fantastik i Bajramit për Asllanin, mesfushori i Interit goditi brenda zonës, por gjeti vetëm rrjetën e jashtme.

Në minutën e 28, aksion model i Mitajt dhe Bajramit, fantazisti pasoi me thembër për Asanin, i cili dribloi portierin, por nuk ia doli ta dërgonte në rrjetë.

shqipëria lihtenshtejn ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje