
Enco Mareska është zyrtarisht trajneri ri i Çelsit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi londinez përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me opsion rinovimi deri në qershor të vitit 2030.
“Të bashkohesh me Çelsin, një nga klubet më të mëdha në botë, është një ëndërr për çdo trajner. Mezi pres të punoj me një grup shumë të talentuar lojtarësh dhe stafi për të zhvilluar një ekip që vazhdon traditën e suksesit të klubit dhe i bën tifozët tanë krenarë”, ishin fjalët e para të italianit pas prezantimit.
Tekniku 44-vjeçar ka një karrierë të gjatë në profesionin e trajnerit. Më parë Mareska ka qenë ndihmës trajner tek Askoli në Itali, e më pas te Sevija, dhe Uest Hemi. Në vitin 2020, Mareska debutoi si trajner i parë duke marrë drejtimin e Mançester Siti U23.
1 vit më vonë, italiani u kthye në vendlindje aty ku mori përsipër punën e trajnerit te Parma, por aventura zgjati vetëm 7 muaj. Mareska u rikthye në Premier Ligë, ku mori rolin e ndihmësit të Pep Guardiolas te Siti. Teksa sezonin e fundit, trajneri 44-vjeçar e mbylli me Leisterin, klub të cilin e riktheu në elitën e futbollit anglez.
Tashmë, për trajnerin italian nis një aventurë e re tepër e vështirë, pasi i duhet të “rindërtojë” nga themelet një Çelsi të lënë përgjysmë nga i larguari Mauricio Poçetino.
Lini një Përgjigje