TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2024, 19:02

Miqësorja me Lihtenshtejnin/ Silvinjo surprizon me 11 "ushtarët", Broja e nis si titullar

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja me Lihtenshtejnin/ Silvinjo surprizon me 11

Shqipëria luan sot ndeshjen e parë miqësore përgatitore para “EURO 2024” përballë Lihtenshtejnit, me trajnerin Silvinjo që do të kërkojë të shohë në veprim disa prej futbollistëve të grumbulluar.

Do të shohim më në fund një ‘grimcë’ të Shqipërisë europiane me Silvinjon që do të testojë lojtarët për të qartësuar idetë e tij. E rëndësishme është që braziliani të marrë mesazhet e duhura nga kjo sfidë, por fitorja sigurisht që shërben për të ngritur akoma më shumë moralin.

Trajneri brazilian ka përzgjedhur edhe 11-shen titullarë, duke bërë disa ndryshime nga formacioni me të cilin jemi mësuar t’i shihnim gjatë kualifikueseve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

shqipëria lihtenshtejn ndeshja miqësore formacioni zyrtar

Lini një Përgjigje