
Edicioni i 17 i Kampionatit Evropian do të nisë zyrtarisht më 14 qershor dhe, pas edicionit udhëtues të vitit 2020 (në fakt u luajt më 2021 për shkak të Covid-19), do të mbahet sërish në një vend të vetëm. Në fakt, Gjermania do të presë “EURO 2024”. Nga ndeshja hapëse e fazës së grupeve deri te finalja, të gjitha sfidat do të zhvillohen në tokën gjermane, në 10 stadiume të ndryshme.
Në start do të jenë 24 kombëtare që do të tentojnë të ndjekin një trofe të fituar tri vite më parë nga Italia e Roberto Mançinit, por tashmë me trajner Luçiano Spaletin. Pikërisht siç ka ndodhur që nga edicioni i vitit 2016, i luajtur në Francë, në “EURO 2024” do të jenë 24 kombëtare në vijën startuese të turneut.
Skuadrat që marrin pjesë në “EURO 2024”:
Shqipëria
Gjermania
Belgjika
Franca
Portugalia
Skocia
Spanja
Turqia
Austria
Anglia
Hungaria
Sllovakia
Danimarka
Hollanda
Rumania
Zvicra
Serbia
Republika Çeke
Italia
Sllovenia
Kroacia
Gjeorgjia
Ukraina
Polonia
Formati i “EURO 2024” do të pasqyrojë saktësisht atë të përdorur gjatë “EURO 2020”. 24 kombëtaret pjesëmarrëse do të marrin pjesë në fazën e parë të grupeve. Prej tyre, 16 do të kualifikohen në fazën me eliminim direkt, pastaj në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.
24 kombëtaret që u kualifikuan për në fazën finale të “EURO 2024” u ndanë me short në 6 grupe (me nga 4 skuadra). Secila kombëtare do të përballet vetëm një herë me kundërshtarët në grupin e vet dhe në fund do të hartohet renditja. Dy të parat e secilit grup do të kualifikohen në 1/8 finale. Këtyre 12 kombëtareve do t’u shtohen edhe 4 më të mirat e vendit të tretë, për të krijuar tablonë e plotë.
Grupet e “EURO 2024”
GRUPI A
Gjermania
Skocia
Hungaria
Zvicra
GRUPI B
Spanja
Kroacia
Italia
Shqipëria
GRUP C
Sllovenia
Danimarka
Serbia
Anglia
GRUPI D
Polonia
Hollanda
Austria
Franca
GRUPI E
Belgjika
Sllovakia
Rumania
Ukraina
GRUPI F
Turqia
Gjeorgjia
Portugalia
Republika Çeke
Faza me eliminim direkt
Pasi të jetë plotësuar lista e të kualifikuarve, 16 kombëtare do të nisin fazën e eliminimit direkt, konretisht nga 1/8 finale. Në këtë raund do të kemi nga një ndeshje të vetme dhe 8 kombëtaret fituese do të kalojnë në çerekfinale. Më pas do të vijohet me gjysmëfinalet dhe finalen. Ndeshja e fundit vendimtare do të shpërblejë fituesit e trofeut natën e 14 korrikut 2024 në “Olympiastadion” të Berlinit.
Koha shtesë dhe penalltitë
Në rast se ndeshjet e fazës së grupeve përfundojnë me barazim, çdo kombëtare do të marrë nga një pikë në renditje, ndërsa ajo që do të ndodhë nga 1/8 finale e tutje është shumë e ndryshme.
Nëse një ndeshje në fazën e eliminimit direkt përfundon në barazim, do të shkohet në kohën shtesë (dy pjesë nga 15 minuta secila) dhe mundësisht goditja e penalltive. Kjo procedurë do të jetë e vlefshme për 1/8 finale, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen.
A ka finale për vendin e tretë?
Ndryshe nga sa ndodh në Botëror, finalja e vlefshme për vendin e tretë nuk luhet në Kampionatin Evropian. Që nga edicioni i vitit 1984, UEFA ka hequr finalen për medaljen e bronztë, e cila u mbajt në 6 edicione, nga viti 1960 deri më 1980. Megjithatë, në edicionet 2008 dhe 2012, UEFA iu dha gjysmëfinalistëve humbës medaljen e bronztë.
Ja formacionet e mundshme të finalistëve të “EURO 2024”:
Shqipëria (4-2-3-1): Berisha; Ismajli, Mitaj, Balliu, Hysaj; Laçi, Asllani, Bajrami; Broja; Daku, Manaj. Trajner: Silvynho
Austria (4-2-3-1): Pentz; Lainer, Querfeld, Danso, Mwene; Schlager, Grillitsch; Laimer, Baumgartner, Sabitzer; Arnautovic. Teajner: Rangnick.
Belgjika (4-3-3): Casteels; Castagne, Faes, Vertonghen, Theate; Onana, Mangala, De Bruyne; Doku, Lukaku, Trossard. Trajner: Tedesco
Kroacia (4-3-3): Livakovic; Juranovic, Vida, Gvardiol, Stanisic; Modric, Brozovic, Kovacic; Perisic, Kramaric, Pasalic. Trajner: Dalic
Danimarka (4-3-3): Schmeichel; Kristensen, Kjaer, Andersen, Maehle; Jensen, Hojberg, Eriksen; Poulsen, Hojlund, Wind. Trajner: Hjulmand.
Franca (4-3-3): Maignan; Clauss, Saliba, Konate, Theo Hernandez; Tchouameni, Rabiot, Griezmann; Coman, Giroud, Mbappe. Trajner: Deschamps
Gjeorgjia (5-3-2): Mamardashvili; Kakabadze, Kvirkvelia, Kashia, Dvali, Shengelia; Chakvetadze, Kvekveskiri, Kochorashvili; Zivzivadze, Kvaratskhelia. Trajner: Sagnol
Gjermania (4-2-2-2): Neuer; Kimmich, Tah, Rudiger, Raum; Kroos, Gross; Musiala, Gundogan; Fullkrug, Sané. Trajner: Nagelsmann.
Anglia (4-3-3): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Alexander-Arnold, Rice, Bellingham; Saka, Kane, Foden. Trajner: Southgate
Italia (3-4-2-1): Donnarumma; Darmian, Buongiorno, Bastoni; Di Lorenzo, Barella, Jorginho, Dimarco; Pellegrini, Chiesa; Scamacca. Trajner: Spalletti
Holanda (3-4-2-1): Verbruggen; De Vrij, Van Dijk, Ake; Dumfries, Schouten, De Jong, Blind; Simons, Gakpo; Weghorst. Trajner: Koeman
Polonia (3-5-2): Szczesny; Bednarek, Dawidowicz, Kiwior; Frankowski, Piotrowski, Slisz, Zielinski, Zalewski; Swiderski, Lewandowski. Trajner: Probierz
Portugalia (4-3-3): Costa; Cancelo, Dias, Inacio, Dalot; Palhinha, Neves, Fernandes; Bernardo Silva, Ronaldo, Felix. Trajner: Martinez
Republika Çeke (3-4-1-2): Stanek; Zima, Krejci, Holes; Doudera, Soucek, Sadilek, D.Jurasek; Provod; Schick, Hlozek. Trajner: Hasek
Rumania (4-2-3-1): Moldovan; Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu; Marin, Screciu; Hagi, Stanciu, Dragus; Puscas. Trajner: Iordanescu
Skocia (3-4-2-1): Gunn; Porteous, Hendry, Tierney; Patterson, McGregor, Gilmour, Robertson; McGinn, McTominay, Dykes. Trajner: Clarke
Serbia (3-4-1-2): V. Milinkovic-Savic; Milenkovic, Pavlovic, Babic; Zivkovic, Lukic, S. Milinkovic-Savic, Kostic; Tadic; Mitrovic, Vlahovic. Trajner: Stojkovic
Sllovakia (4-3-3): Dubravka; Gyomber, Vavro, Skriniar, Hancko; Kucka, Lobotka, Duda; Mak, Bozenik, Suslov. Trajner: Calzona
Sllovenia (4-4-2): Oblak; Karnicnik, Blazic, Bijol, Janza; Stojanovik, Cerin, Elsnik, Mlakar; Sesko, Sporar. Trajner: Kek
Spanja (4-3-3): Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Grimaldo; Rodri, Zubimendi, Fabian Ruiz; Yamal, Morata, Dani Olmo. Trajner: De La Fuente
Zvicra (3-4-1-2): Sommer; Akanji, Elvedi, Rodriguez; Xhaka, Freuler, Vargas, Ndoye; Shaqiri, Amdouni, Okafor. Trajner: Yakin
Turqia (4-2-3-1): Cakir; Celik, Demiral, Kabak, Ozkacar; Ozcan, Kokcu; Yildiz, Calhanoglu, Akturkoglu; Yilmaz. Trajner: Montella
Ukraina (4-2-3-1): Lunin; Konoplya, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Zinchenko, Malinovskyi; Tsygankov, Sudakov, Mudryk; Dovbyk. Trajner: Rebrov
Hungaria (3-4-3): Gulacsi; Botka, Lang, Szalai; Nego, A. Nagy, Szoboszlai, Kerkez; Adam, Sallai, Varga. Trajner: Rossi
Lini një Përgjigje