TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2024, 21:10

Shqipëria dyfishon shifrat, Jasir Asani bën atë që di të bëjë më mirë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria dyfishon shifrat, Jasir Asani bën atë që di

Shqipëria dyfishon shifrat në minutën e 46. Jasir Asani ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e kuqezinjve me rezultatin minimal 1-0. Armando Broja ndëshkoi Lihtenshtejnin në minutën e 31. Pas një goditje dënimi të ekzekutuar shpejt, Broja gjeti mbrojtjen të pavendosur dhe shënoi në portën kundërshtare.

Në minutën e 15, vertikalizim fantastik i Bajramit për Asllanin, mesfushori i Interit goditi brenda zonës, por gjeti vetëm rrjetën e jashtme.

Në minutën e 28, aksion model i Mitajt dhe Bajramit, fantazisti pasoi me thembër për Asanin, i cili dribloi portierin, por nuk ia doli ta dërgonte në rrjetë.

shqipëria lihtenshtejn jasir asani

Lini një Përgjigje