
Përfundon pjesa e parë e miqësores Shqipëri-Lihtenshtejnin që po luhet në Haladas të Hungarisë. Kuqezinjtë kanë triumfuar me rezultatin minimal 1-0.
Armando Broja ndëshkoi Lihtenshtejnin në minutën e 31. Pas një goditje dënimi të ekzekutuar shpejt, Broja gjeti mbrojtjen të pavendosur dhe shënoi në portën kundërshtare.
Në minutën e 15, vertikalizim fantastik i Bajramit për Asllanin, mesfushori i Interit goditi brenda zonës, por gjeti vetëm rrjetën e jashtme.
Në minutën e 28, aksion model i Mitajt dhe Bajramit, fantazisti pasoi me thembër për Asanin, i cili dribloi portierin, por nuk ia doli ta dërgonte në rrjetë.
Lini një Përgjigje