TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2026, 13:22

Shorti i Ligës së Europës/ Goglat përballin “kokë më kokë” 2 italianet, Lilë dhe Shtutgarti ‘peshkojnë’ pretendentët

Shkruar nga Pamfleti

Shorti i Ligës së Europës/ Goglat përballin “kokë

Pas përfundimit të shortit të Ligës së Kampioneve, në Nyon të Zvicrës u hodh edhe shorti për fazën e 1/8-ve të Ligës së Europës, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube. Ekipet mësuan rrugëtimin e tyre drejt finales së madhe që do të zhvillohet në Stamboll më 20 maj.

Ndër përballjet më të spikatura të kësaj faze është derbi italian mes Bolonjës dhe Romës, një sfidë që pritet të tërheqë vëmendjen e tifozëve për rivalitetin dhe historinë mes dy skuadrave.

Në duelet e tjera, Frajburgu do të përballet me Genk-un, ndërsa Ferencvarosh i Hungarisë do të masë forcat me Bragën. Një përballje interesante konsiderohet edhe ajo mes Panathinaikos dhe Real Betis.

Selta Vigo do të ndeshet me Olimpikun e Lionit, ndërsa Shtutgarti do të ketë përballë Porton. Shorti rezervoi edhe një duel anglo-francez mes Lilës dhe Aston Vilës. Në një tjetër çift, Notingam Forest do të përballet me Midtjyland.

Shorti përcaktoi gjithashtu edhe rrugën drejt çerekfinaleve. Fituesja e çiftit Ferencvarosh–Braga do të përballet me fituesen e Panathinaikos–Real Betis. Nga ana tjetër, skuadra që triumfon në çiftin Genk–Frajburg do të ndeshet me fituesen e përballjes Selta Vigo–Lion.

Fituesja e çiftit Shtutgart–Porto do të përballet në çerekfinale me fituesen e duelit Notingam Forest–Midtjyland. Ndërkohë, fituesja e derbit italian Bolonja–Roma do të ketë përballë njërën mes Lilës dhe Aston Vilës.

Ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve të Ligës së Europës do të zhvillohen më 12 mars, ndërsa sfidat e kthimit janë planifikuar për më 19 mars. Finalja e madhe do të luhet më 20 maj në Stamboll, ku do të kurorëzohet skuadra fituese e këtij edicioni.

Ndeshjet e raundit 1/16 të Ligës së Europës:

1-Genk-Frajburg

2-Bolonja-Roma

3-Ferencvarosh-Braga

4-Shtutgart-Porto

5-Panathinaikos-Real Betis

6-Notingam Forest-Midtyland

7-Selta Vigo-Olimpik Lion

8-Lilë-Aston Vila

Shorti i Ligës së Europës/ Goglat përballin “kokë

shtutgart porto aston vila lion lilë liga e europës

Lini një Përgjigje