TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2026, 21:10

Lajm i madh për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar gati për t’i çarë rrjetën Polonisë?!

Shkruar nga Pamfleti

Lajm i madh për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar gati për

Javën e kaluar, trajneri i Bërnlit, Skot Parker, deklaroi publikisht se Armando Broja po përballej me probleme fizike, duke lënë të kuptohej se sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të qendronte jashtë fushave për disa javë.

Megjithatë, zhvillimet më të fundit nga Anglia japin një panoramë më optimiste. E përditshmja “Burnley Express”, në një përmbledhje të situatës së lojtarëve të dëmtuar te skuadra e Premier Ligës, thekson se Broja dhe Aksel Tuanzebe nuk janë ende në 100% të formës së tyre fizike, por pritet të rikthehen më shpejt se pjesa tjetër e futbollistëve të dëmtuar.

Ky informacion përbën një sinjal pozitiv edhe për Kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë më 26 mars, në kuadër të fazës “play-off” për Botërorin 2026, dhe një rikthim në kohë i Brojës do të ishte një shtysë e rëndësishme për repartin ofensiv.

Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse sulmuesi shqiptar do të arrijë të rikuperohet plotësisht dhe të jetë në dispozicion si për klubin, ashtu edhe për përfaqësuesen.

 

armando broja sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje