TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2026, 12:01

Raundi i 24-t i Kategorisë së Parë në dy faza, sfida në transfertë për Skënderbeun dhe Laçin

Shkruar nga Pamfleti
Raundi i 24-t i Kategorisë së Parë në dy faza, sfida në
Skënderbeu - Kukësi në Kategorinë e Parë

Raundi i 24-t i Kategorisë së Parë do të zhvillohet në dy ditë, më 28 shkurt dhe 1 mars, me të gjitha ndeshjet e planifikuara për t’u luajtur në orën 13:30.

Të shtunën, më 28 shkurt, Korabi pret Kastriotin në një duel me peshë për objektivat e sezonit. Në të njëjtën ditë, Pogradeci do të ketë një transfertë të vështirë përballë Apolonisë, ndërsa Laçi do të luajë jashtë fushe kundër Lushnjës.

Tre takimet e tjera janë planifikuar për të dielën, më 1 mars. Kukësi do të përballet me Ilirinë, ndërsa Besa do të presë në shtëpi Burrelin. Kryesuesit e renditjes, Skënderbeu, do të udhëtojnë drejt Gjirokastrës për sfidën ndaj AF Luftëtarit.

Kategoria e Parë, raundi i 24-t:

Korabi - Kastrioti, 28.02.2026, 13:30
Apolonia - Pogradeci, 28.02.2026, 13:30
Lushnja - KF Laçi, 28.02.2026, 13:30
Iliria - Kukësi, 01.03.2026, 13:30
Besa - Burreli, 01.03.2026, 13:30
AF Luftëtari - Skënderbeu, 01.03.2026, 13:30

Renditja:

Raundi i 24-t i Kategorisë së Parë në dy faza, sfida në

Lini një Përgjigje