TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2025, 15:16

Serbia merr “goditje” para ndeshjes me Shqipërinë, humbet 3 titullarë të rëndësishëm

Shkruar nga Pamfleti

Serbia merr “goditje” para ndeshjes me Shqipërinë, humbet

Serbia është futur në panik përpara ndeshjes me Kombëtaren shqiptare. Misioni për të parakaluar kuqezinjtë në renditjen e grupit K, për eliminatoret e Botërorit, bëhet gjithmonë e më i vështirë.

Përveçs e trajneri Dragan Stojkoviç i ka të sigurta dy mungesa prej kartonëve si Milenkoviç dhe Lukiç, ka edhe një tjetër lajm negativ. Kosta Nedjelkoviç rrezikon që të mos grumbullohet për sfidën e 11 tetorit për shkak të një problemi fizik. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Lajpcigut, dhe në këtë mënyrë shkon në tre numri i titullarëve që mungojnë.

Mediat serbe raportojnë se trajneri është duke menduar të afrojë lojtarë të rinj për duelin me kuqezinjtë, si Aleksandër Stankoviç, i biri i Dejan Stankoviçit, dhe Andrej Iliç.

Sfida vendimtare, që me shumë mundësi do të vendosë vendin e dytë në grup, do të luhet në stadiumin “Duboçiça” të Leskovacit.

 

serbi shqipëri kualifikueset e botëerorit

Lini një Përgjigje