TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2025, 13:14

Penalltia më e keqe në karrierë, Sergio Ramos 'lë nam' me 'Panenka' (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Penalltia më e keqe në karrierë, Sergio Ramos 'lë

Sergio Ramos ishte protagonist në humbjen e Monterrey ndaj Toluca me rezultatin 6-2 në “Liga MX”.

Kjo disfatë shpërdoroi mundësinë që Monterrey të afrohej me kreun e klasifikimit. Në minutën e 20-të, Monterrey mori penallti dhe Ramos tentoi me “Panenka”, duke besuar se portieri do të hidhej në krah.


Gjithçka shkoi keq për Ramos, i cili gaboi penalltinë e goditur më keq në karrierë. Duke u munduar të realizojë në mënyrë spektakolare, Ramos dështoi keq, pasi penalltia e tij me “Panenka” shkoi drejt e në duart e portierit.

Nëse do shënonte, Monterrey do shkonte në epërsinë 0-2 dhe rrjedha e ndeshjes mund të ishte ndryshe, por ekipi i Ramos humbi 6-2.

Lini një Përgjigje