
Leçe e pati të vështirë të përballonte Milanin në Kupë, teksa u mposhtën me shifrat 0-3 në “San Siro”. Por jo gjithçka ishte e “errët” për ekipin e Di Françeskos.
Futbollisti i Kombëtares Medon Berisha u “gradua” në këtë ndeshje kapiten te Leçe, ndërsa ishte në fushë për 80 minuta. Ai u vlerësua ndër më të mirët në ekip.
Berisha pati gjithsej 48 prekje me topin, 29 nga 32 pasime të sakta, 1/1 korsime të suksesshme. 21-vjeçari pati 1 gjuajtje në portë, 4/5 topa të gjatë të saktë, 1/1 driblime, 3/5 duele të fituara dhe 3 largime topi. Kjo “panoramë” është “sinjal” i qartë për trajnerin Silvinjo në prag të duelit me Serbinë.
Lini një Përgjigje