TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shtator 2025, 17:58

“Juvja të mos gjejë alibi tek arbitrat”, Xhani De Biazi analizon Serinë A: Napoli më i fortë se Milani

Shkruar nga Pamfleti

“Juvja të mos gjejë alibi tek arbitrat”, Xhani De Biazi

Xhani De Biazi është rikthyer të komentojë kampionatin në Itali. Ish-trajneri i Kombëtares u ndal te situata me arbitrat, Juventusi, Milani dhe Interi.

“Zonja e Vjetër” kishte pretendime për gjykimin, megjithatë De Biazi tha për “TMW Radio” se nuk duhet marrë si alibi. Dhe po ashtu i la përgjegjësi VAR-it, për mungesën e ndërhyrjes në sfidën Verona-Juventus.

Arbitrat, momentet delikate. Çfarë mund të bëhet për të përmirësuar situatën?

Besoj se në fund të fundit, gabimi është pjesë e natyrës njerëzore. Kur ka një ekip që është në VAR, mbetesh pak i habitur, sidomos për mungesën e vendimmarrjes. Gjëja tjetër është se nuk duhet marrë arbitri si alibi për të justifikuar diçka. Ka pasur gabime në ndeshjen Verona-Juve, por edhe Juvja nuk luajti më mirë se Verona. Ishte një skuadër që lufton për mbijetesë dhe i krijoi vështirësi Juventusit. Pastaj, ka pasur episode, janë bërë gabime, por janë situata që mund të ndodhin gjatë gjykimit.

Çfarë ka të re te ky Milan?

Ka dorën e fortë të një trajneri me përvojë, që di si të menaxhojë skuadra të tilla dhe të nxjerrë më të mirën prej tyre. Është një nga skuadrat më të forta të kampionatit, që nga viti i kaluar. Ka pasur disa mungesa në nivel drejtuesish dhe në strukturën e klubit. Vitin e kaluar ndoshta ka dhënë vetëm 20% të potencialit. Sigurisht që edhe Alegri mund të japë më shumë. Është një njeri konkret, që nuk merret me dukjen apo bukurinë e lojës, nëse ka nevojë të tërheqë vërejtjen, e bën. Ka pasur lojtarë që kanë dhënë shumë pak, sepse ata që i kanë drejtuar nuk kanë arritur të krijojnë një marrëdhënie që t’u lejonte të shprehen maksimalisht.

Milani, mesfusha më e fortë në Serinë A?

Është një mesfushë e fortë, me cilësi, por e tillë ishte edhe vitin e kaluar. Ka humbur një lojtar shumë të rëndësishëm, por besoj se Napoli e ka përforcuar ndjeshëm skuadrën. Dhe mendoj se teknikisht është më i fortë.

Interi pa entuziazëm?

Kundër Juventusit pashë një Inter që e mbante mirë fushën, por humbi. Ka pasur një fillim sezoni ku humbi ndaj Udinezes në shtëpi, por nuk është aq e thjeshtë. Kanë ndërruar trajner, kanë tentuar një rinovim të skuadrës, dhe gjithë kjo nuk e ndihmon situatën.

xhani de biazi ish-trajneri i kombëtares seria a

Lini një Përgjigje