TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shtator 2025, 16:31

Botërori i vitit 2030 me 64 ekipe? Xhani Infantino vendoset përballë përgjegjësisë në FIFA

Shkruar nga Pamfleti

Botërori i vitit 2030 me 64 ekipe? Xhani Infantino vendoset

FIFA po diskuton mundësinë që Botërori i vitit 2030, edicioni i 100-vjetorit, të zgjerohet në 64 ekipe. Sipas “The Athletic”, të martën u zhvillua samiti në Nju Jork me pjesëmarrjen e presidentit Infantino dhe sekretarit Grafstrom. Delegacionin e Amerikës së Jugut e kryesonte presidenti i Konmebol, Alehandro Domingez, së bashku me presidentët e Paraguajit e Uruguajit, si dhe drejtues të Federatave të Argjentinës, Paraguajit e Uruguajit.

Ideja u hodh fillimisht në mars nga kreu i federatës uruguajane, Injacio Alonso, por ky ishte diskutimi i parë konkret. Sipas Federatave të Amerikës së Jugut, zgjerimi do të ishte një rast i vetëm për të nderuar 100-vjetorin e Botërorit të parë në Uruguaji më 1930, dhe për të përfshirë më shumë Argjentinën, Paraguajin dhe Uruguajin, që aktualisht pritet të kenë vetëm një ndeshje inauguruese secili, para se turneu të zhvendoset në Spanjë, Portugali dhe Marok.

UEFA dhe CONCACAF kanë shprehur kundërshti. Aleksandër Ceferin e quajti idenë “të tmerrshme”, ndërsa Viktor Montaljani theksoi: “Nuk është ide e mirë, ende nuk kemi luajtur as Botërorin me 48 skuadra”.

kupa e botës 2030 fifa xhani infantino

Lini një Përgjigje