TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shtator 2025, 22:28

“Viti tjetër do të jetë i yni”, Laporta “hesht” babain e Jamal pas deklaratës së tij të bujshme!

Shkruar nga Pamfleti

“Viti tjetër do të jetë i yni”, Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, iu përgjigj polemikave të ngritura nga babai i Lamin Jamal pas fitimit të “Topit të Artë” nga Osman Dembele.

Munir Nasraui deklaroi, ndërsa po largohej nga “Théâtre du Châtelet në Paris”, “Viti tjetër do të jetë i yni”, duke kritikuar triumfin e Dembele dhe duke e quajtur çmimin një “paragjykim moral” kundër të birit.

I intervistuar nga “RAC1”, Laporta qetësoi “ujërat”: “Babai i tij është shumë pasionant, por duhet të kujtojmë se Lamin është vetëm 18 vjeç dhe e gjithë kjo mund ta mbingarkojë pak. Ai do të donte të fitonte, si Rafinja ose Pedri, i cili është më i miri në pozicionin e tij. Por Lamin i menaxhon mirë pritjet falë pjekurisë që ai demonstron.”

Presidenti theksoi talentin e të riut: “Të përfundosh i dyti në moshën 18 vjeç është e jashtëzakonshme. Lamin është lojtari më i talentuar në botë; ai ka fituar dy herë radhazi trofeun Kopa, diçka që askush nuk e ka arritur ndonjëherë, dhe ai është konkurrues, profesional dhe punon jashtëzakonisht shumë në stërvitje. Të gjithë i imponojnë pritje, por ai i përballon ato mirë.”

Pas ceremonisë, Jamal madje mendoi për ekipin: gjatë rrugës për në aeroport, ai bleu hamburgerë për të gjithë delegacionin e Barçës, duke demonstruar edhe njëherë natyrën e tij të thjeshtë dhe lidhjen me shokët e tij të ekipit. Më parë, ai e komplimentoi rivalin e tij, duke e quajtur performancën e tij “të shkëlqyer”.

joan laporta presidenti i barcelonës babai i lamin jamal

Lini një Përgjigje