
Përfundon pjesa e parë mes Bërnlit dhe Kardifit me shifrat 0-2 për miqtë. Golat erdhën nga Koluill në minutën e 30 dhe Robinson 6 minuta më vonë.
Në këtë takim është në fushë edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja. Në minutën e 32 të takimit, 24-vjeçari shqiptar i pati të gjitha mundësitë për të dërguar topin në rrjetë, por çuditërisht e humbi si rast, duke goditur në këmbën e portierit.
Në këtë pjesë të parë, Broja u vlerësua nga “SofaScore” me notën 6.4, paraqitje jo e mirë. Tashmë do i takojë vendimi trajneirt Skot Parker, nëse do i besojë më minuta në pjesën e dytë, apo do e zëvendësojë menjëherë.
Lini një Përgjigje