TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shtator 2025, 21:22

“Prisma” mbyll hetimet, dënohen me kusht drejtuesit e Juventusit; ia hedh paq ish-drejtori ekzekutiv i bardhezinjve

Shkruar nga Pamfleti

“Prisma” mbyll hetimet, dënohen me kusht drejtuesit e

Gjykatësja e seancës paraprake dëgjimore në Romë ka miratuar marrëveshjet e pranimit të fajësisë për ish-drejtuesit e Juventusit në hetimin "Prisma" për fitimet e dyshuara kapitale në shitjet e lojtarëve (2019-2021).

Marrëveshjet e pranimit të fajësisë, që variojnë nga 11 muaj deri në 1 vit e 8 muaj (dënime me kusht), përfshijnë ndër të tjerë, Andrea Anjelin, Pavel Nedved dhe Fabio Paratiçin. Një pushim nga akuza u urdhërua për Maurizio Arrivabene, një tjetër ish-drejtues ekzekutiv i Juventusit. Procedurat përfshijnë akuza të ndryshme për manipulim të tregut të aksioneve, pengim të mbikëqyrjes dhe faturim të rremë.

Gjyqtarja e Gjykatës së Romës, Ana Maria Gavoni, miratoi të hënën marrëveshjet e arritura midis mbrojtjes së Juventusit dhe prokurorëve Lorenco del Xhudiçe e Xhorxhio Orano.

Sipas vendimit, dënimet e dhëna janë:

Andrea Anjeli (ish-president): 1 vit e 8 muaj

Pavel Nedved (ish-zëvendëspresident): 1 vit e 2 muaj

Fabio Paratiçi (ish-drejtor sportiv): 1 vit e 6 muaj

Çezare Gabasio (drejtor ligjor): 1 vit e 6 muaj

Stefano Çerrato (drejtor financiar): 1 vit e 6 muaj

Marko Re (drejtor financiar deri në 2020): 1 vit e 6 muaj

Stefano Bertola (drejtor operacional): 1 vit e 6 muaj

Të gjitha dënimet mbi një vit vlejnë si dënime me kusht, duke përfshirë edhe gjoba financiare. Ndërkohë, çështja ndaj ish-drejtorit ekzekutiv Mauricio Arrivabene u pushua.

Vetë klubi i Juventusit u gjobit me 156.750 euro.

 

andrea anjeli pavel nedved juventus

Lini një Përgjigje