
Superylli i Bajernit, Herri Kejn, mund të vendosë një rekord të ri në ndeshjen e ardhshme të Bundesligës. Gjithçka që i duhet janë dy gola.
Shifrat e Herri Kejn me fanelën e Bajernit janë dhe mbeten të mira. Ndeshja e fundit kundër Hofenhajmit ishte paraqitja e tij e 103- zyrtare me Bajernin. Pas tripletës së shënuar, sulmuesi e çoi numrin total të golave në këto 103 ndeshje në plot 98. Superylli do të kërkojë të arrijë shifrën magjike të 100 golave këtë të premte, pas vetëm 99 ndeshjesh.
Nëse Kejn shënon dy herë kundër Verder Bremenit, ai do të vendosë një rekord të ri europian. Në këtë mënyrë, do të ketë arritur shifrën e 100 golave më shpejt se çdo lojtar tjetër më parë në një nga pesë ligat e mëdha europiane. Rekordin aktual e mbajnë dy emra shumë të njohur: Kristiano Ronaldo dhe Erling Haland (105 ndeshje secili).
Lini një Përgjigje