TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shtator 2025, 20:57

Përleshje të dhunshme jashtë stadiumit të Nicës, policia arreston 102 tifozë të Romës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përleshje të dhunshme jashtë stadiumit të Nicës,

Të martën në mbrëmje në qendër të Nicës pati tension të madh, ku shpërthyen incidente që përfshinin tifozët e Romës në prag të ndeshjes së Ligës së Europës midis verdhekuqve dhe ekipit francez. Sipas “L'Equipe”, 102 persona "në posedim të armëve" u arrestuan dhe u dërguan në paraburgim. Gazeta citoi burime nga policia e Alpes-Maritimes.

Incidentet thuhet se ndodhën në qendër të 'Sheshit Maséna', në zemër të qytetit të Rivierës Franceze. Sipas një dëshmitari, të cituar gjithashtu nga Nice-Matin, përleshja filloi pasi disa tifozë, të ulur në tarracën e një restoranti, filluan të hidhnin gota drejt policisë, duke shkaktuar një ndjekje nëpër rrugët e Nicës së vjetër. Disa nga të arrestuarit mbanin kapuça për të mos u njohur.

Mbi 200 oficerë policie, përfshirë dy njësi të lëvizshme, u vendosën në qendër të qytetit për të shuar incidentet. Tifozëve të Romës iu sekuestruan objekte të rrezikshme, të tilla si shufra hekuri, doreza fshesash, tuba plastike, lopata, thika dhe çekiçë.

Ultrasit e Romës u transferuan në stacione të ndryshme policie dhe iu dorëzuan gjykatave nën autoritetin e prokurorit të Nicës. Sekuestrimi dhe reagimi i shpejtë i forcave franceze të rendit parandaluan dhunë dhe dëme të mëtejshme në qendër të qytetit.

Sot në 21:00 Nica dhe Roma luajnë në raundin e parë të Ligës së Europës.

roma nica liga e europës

Lini një Përgjigje