TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shtator 2025, 21:21

Dygolësh si mesazh për Silvinjon, Taulant Seferi realizon dopietë në kampionatin turk (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dygolësh si mesazh për Silvinjon, Taulant Seferi realizon dopietë

Taulant Seferi e ka nisur mjaft mirë këtë sezon në kategorinë e dytë turke, me fanelën e Bodrumsporit, duke shënuar me rregullsi për të mbajtur ekipin e tij në zonën që siguron ngjitjen në elitë.

Sot, në ndeshjen kundër Vanspor, për sulmuesin e Kombëtares shqiptare kanë ardhur golat e radhës. Pas një goditje nga këndi në minutën e 21, ai ia doli të gjuante me kokë për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij.


Në minutën e 60, erdhi edhe goli i dytë nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili mori topin në të majtën dhe pasi shmangu një mbrojtës, goditi duke çuar topin në rrjetë në shtyllën e largët.

Këta ishin golat numër 4 dhe 5 në 6 ndeshje për Seferin, i cili kësisoj vendos emrin e tij që tani mes golashënuesve më të mirë të këtij kampionati. Vendi i parë i përket për momentin një tjetër futbollisti që ka veshur fanelën e Tiranës në Superiore, Florent Hasanit, i cili deri tani ka gjetur 6 herë rrugën e rrjetës.

taulant seferi sulmuesi i kombëtares kampionati turk

Lini një Përgjigje