TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2024, 23:21

Sarbruken eliminon edhe Mëshengladbah, “hirushja” Kupës së Gjermanisë ‘fluturon’ në gjysmëfinale me futbollistin shqiptar në fushë

Shkruar nga Pamfleti

Sarbruken eliminon edhe Mëshengladbah, “hirushja” Kupës

Sarbruken është “Hirushja” e këtij sezonin në Kupën e Gjermanisë.

Skuadra që militon në Ligën e Tretë në futbollin gjerman, vazhdon udhëtimin e saj të mrekullueshëm, teksa mbrëmjen e sotme eliminoi edhe Borusia Mëshengladbah, duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale.

Pasi eliminuan Bajernin e Mynihut dhe Ajntrahtin e Frankfutrtit, Mëshengladbah ishte skuadra e tretë e Bundesligës që u eliminua nga Sarbrukeni. 

Dueli i mbrëmjes së sotme përfundoi me shifrat 2-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Hak, ndërkohë që Sarbruken përmbysi sfidën me Naifin dhe Brunker. Golat u shënuan në minutat 11 dhe 90+3.

Kujotjmë që pjesë e Sarbruken është edhe mesfushori shqiptar, Tim Civeja, i cili sot u aktivizua në minutën e 67.

Në gjysmëfinale skuadra e mesfushorit shqiptar luan ndaj Kaiserslauternit, që bën pjesë në Bundesliga 2.  Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër luajnë Leverkuseni kundër Dyseldorfit.

 

sarbruken boriusia mëshengladbah kupa e gjermanisë

Lini një Përgjigje