TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2024, 22:59

Goli i Rrahmanit nuk mjafton, Barcelona eliminon Napolin dhe kualifikohet në çerekfinale, Arsenal-Porto shkon në shtesë

Shkruar nga Pamfleti

Goli i Rrahmanit nuk mjafton, Barcelona eliminon Napolin dhe kualifikohet

Barcelona kualifikohet në çerekfinalet e Champions League, pasi kanë mposhtur Napolin me rezultatin 3-1. I pari që gjeti rrugën e rrjetës ishte “fantazisti” spanjoll, Fermin Lopez, i cili pas një pasimi të Rafinajs, në brendësi të zonës dërgoi topin në rrjetën e Meret, në minutën e 15 të sfidës.

Vetëm dy minuta më vonë, sërish braziliani Rafinja lëshoi një goditje potente, që u përplas në shtyllë, me topin që kësaj radhe u kap nga anësori portugez, Zhoao Kanselo, me këtë të fundit, që dërgoi topin në rrjetën e italianëve.

Napoli ngushtoi diferencën në minutën e 30 të takimit. Autori i golit për skuadrën kampione të Italisë ishte Amir Rrahmani.

Një aksion perfekt i djemve, të Françesko Kalcona u finalizua më së miri nga Rrahmani, me mbrojtësin, që dërgon topin me një goditje potente, pas shpatullave, të portierit Ter Shtegen.

Në minutën e 83, Barcelona vulosi edhe golin e kualifikimit. Aksion spektakolar me kombinime mes Serxhi Roberto dhe Gyndogan, por në fund topi shkoi te Levandvoski, i cili mposht Meret.

Arsenali ka mposhtur Porton me reazultatin minimal 1-0. Troshard kaloi "Topçinjtë" në avantazh me golin e realizaur në minutën e 40, por goli i tij nuk mjaftoi për të kualifikuar djemtë e Artetës, pasi ndeshja shkoi në shtesë.

Takimi i parë mes këtyre dy ekipeve u mbyll me fitoren e Portos me rezultatin 1-0.

 

arsenali barcelona porto napoli champions league

Lini një Përgjigje