
Ndryshim i plotë i situatës në Liverpul sa i përket çështjes së sulmuesit Mohamed Salah. Historia që mendohej se do të merrte fund në këtë verë, duket se po shkon drejt zgjatjes së saj, pasi palët janë ulur në tavolinën e bisedimeve për një rinovim të kontratës.
Sulmuesi duket i gatshëm për t’u paguar më pak, me kusht që kontrata e re të mos jetë për vetëm një sezon, por minimalisht për dy, me opsion rinovimi automatik të një sezoni të tretë nëse arrin disa objektiva.
Futbollisti kishte dhënë sinjale lamtumire prej kohësh, pasi ishte në muajt e fundit të kontratës dhe mungesa e një dialogu me klubin linte të kuptohej se palët do të ndaheshin në mbyllje të këtij edicioni. Klubet nga Arabia Saudite kishin shfaqur interes konkret për të dhe verën e vitit 2023, Al Itihad pa t’i refuzohej një ofertë prej 150 milionë paund për egjiptianin.
Liverpuli i bëri kohët e fundit një propozim Salah, por oferta e anglezëve dhe kërkesat e egjiptianit nuk përputheshin. Por tashmë “Daily Mail” bën të ditur se akordi mes palëve është arritur dhe së shpejti, Salah do të firmosë një marrëveshje të re dyvjeçare me skuadrën e cila po bëhet gati të festojë titullin kampion në Premier Ligë.
Arnold do të transferohet në Madrid, por dyshja Van Dajk – Salah nuk do të lëvizë nga “Anfield”. Lajm i shkëlqyer për tifozët e kuq.
Lini një Përgjigje