TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2025, 19:14

Talenti i kombëtares U-19 grumbullohet për herë të parë me Hertën e Berlinit, shanc i artë për 17-vjeçarin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Talenti i kombëtares U-19 grumbullohet për herë të parë

Diart Gashi është grumbulluar sot për herë të parë me Hertën e Berlinit. Talenti 17-vjeçar ishte nën monitorimin e trajnerit Stefan Leitl, pasi ka spikatur me moshat e Hertës.

Sfida e radhës për Hertën do të jetë ndaj Darmshtadit. Më 12 prill në orën 13:00, të dyja skuadrat përballen në kuadër të javës së 29 të Bundesligës 2. Shpresat qendrojnë për Gashin, që të jetë si alternativë.

I lindur në Berlin, mbrojtësi i majtë debutoi me Kombëtaren U-19 në miqësoret e marsit. Shqipëria luajti dy sfida me Maqedoninë e Veriut U-18, ku njëra u fitua dhe tjetra u mbyll me barazim.

diart gashi talenti shqiptar herta e berlinit

Lini një Përgjigje