TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2025, 18:52

Abakarov lë gjurmë në Kampionatin Europian, i dhuron Shqipërisë medaljen e bronztë në mundje

Shkruar nga Pamfleti

Abakarov lë gjurmë në Kampionatin Europian, i dhuron

Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov fiton medaljen e bronztë në peshën 61kg të stilit të lirë, në Kampionatin Europian të Mundjes për të rritur, turne që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.

Në sfidën për medaljen e bronztë, ai mundi 11-0 rivalin moldav Leomid Kolesniç, në një përballje që nuk pati histori dhe ku Abakarov ishte ndjeshëm më superior. Kështu, ai var në qafë medaljen e bronztë.

Më herët në këtë turne, ai pat fituar 10-0 ndaj zviceranit Nils Leutert dhe më pas fitoi 11-2 ndaj Nuradin Novrozov të Azerbajxhanit. Ndërsa në gjysmëfinale ai u mund 5-2 nga armeni Arsen Harutyunyan.

Kjo nuk është hera e parë që Abakarov nderon ngjyrat kuqezi, pasi ai është shpallur edhe kampion bote. Një mundës i jashtëzakonshëm, që po tregon një formë dhe përgatitje të shkëlqyer.

 

 

zelimkhan abakarov mundësi shqiptar

Lini një Përgjigje