TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2025, 18:21

Elseid Hysaj dhe Lacio përballen me kushte të vështira, reshje bore dhe temperatura minus në ndeshjen e Ligës së Europës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Elseid Hysaj dhe Lacio përballen me kushte të vështira, reshje

Bora ka mbuluar qytetin e Bodos në Norvegji. Nesër Lacio përballet me Bodo/Glimt në kuadër të çerekfinales së parë në Ligën e Europës, dhe kjo është situata që ka gjetur.

Elseid Hysaj me shokë do të luajnë në temperatura minus, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të borës.

Lacio konsiderohet lehtësisht favorite në këtë transfertë. Kujtojmë se gjithçka do të nisë në orën 18:45.

Në rast se siguron kualifikimin pas dy ndeshjesh, Lacio do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Totenhem-Frankfurt.

 

lacio liga e europës bodo glimt

Lini një Përgjigje