
Florent Hasani ka tundur rrjetën me Bolusporin. Ish-lojtari i Tiranës shënoi në minutën e 12, pas pasimit që mori në zonën e Sakarjasporit.
Goli që u shënua, zhbllokoi ndeshjen e vlefshme për Ligën e Parë turke. Ky ishte goli i dytë për Hasanin në kampionat, ndërsa ka asistuar dhe një tjetër në sfidën e kaluar.
28-vjeçari u afrua te Boluspori në merkaton e janarit, për të firmosur kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Në shumicën e ndeshjeve deri më tani është preferuar titullar.
Hasani mbahet mend për eksperiencën te Tirana në Superiore, ku fitoi “Këpucën e Artë” me 16 golat e sezonit 2022-2023.
Lini një Përgjigje