TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2025, 20:20

Ekipi italian kërkon talentin e Shqipërisë që pret ftesën e Silvinjos, skuadra e Serisë A gati për revolucionin e madh në verë

Shkruar nga Pamfleti

Ekipi italian kërkon talentin e Shqipërisë që pret

Torino ndodhet në mesin e tabelës në këtë sezon të Serisë A. Kjo skuadër po bën gati një revolucion për sezonin e ardhshëm, teksa tani luan pa objektiva pasi nuk rrezikon rënien nga kategoria, por ndodhet edhe jashtë zonës së Europës.

Të paktën 7 lojtarë do të largohen nga Torino në merkaton e verës. Ky është raportimi që vjen nga mediat italiane, që po punon edhe për lojtarët e rinj që do të afrohen. Në listën e futbollistëve të ardhur gjendet edhe Kristian Shpendi i Çezenës.

Torino kërkon ta marrë talentin shqiptar në skuadër, por nëse ky transferim nuk do të kryhet, do të kalojë te Esposito nga Specia.

kristian shpendi sulmuesi shqiptar torino

Lini një Përgjigje