TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2025, 19:58

Çermen Valiev dërgon Shqipërinë në majë, mundësi fiton medalje ari në Europian

Shkruar nga Pamfleti

Çermen Valiev dërgon Shqipërinë në majë,

Mundësi shqiptar Çermen Valiev është shpallur sot pasdite kampion i Europës në peshën 74kg të stilit të lirë, në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.

Në finalen ndaj rusit Zaurbek Sidakov, mundësi kuqezi fitoi 4-2 pas një sfide të ekuilibruar e me shumë emocione. Madje gjithçka u vendos pas rishikimit të pamjeve, që i dhanë suksesin mundësit shqiptar.

Një rezultat i shkëlqyer i Valiev, sportisti që i dha Shqipërisë vjet në Paris medaljen e parë olimpike. Këtë herë, ai shkon deri në fund, duke marrë medaljen e artë, një tjetër rezultat i jashtëzakonshëm për të dhe mundjen shqiptare.

Në sfidat e mëparshme në këtë Europian, Valiev fitoi fillimisht 10-0 ndaj bullgarit Ramazan Ramazanov (çerekfinale), duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku fitoi 6-0 ndaj azerit Aghanazar Novruzov.

 

çermen valiev mundësi shqiptar

Lini një Përgjigje