
Arsenali rikthehet mes 8 më të mirave ts Europës pas ms shume se njs dekade. Pas një ndeshje gati të pafund në "Emirates mes Arsenal dhe Porto, në fund festoi skuadra e Artetës që nga seria e penalltive arriti të kualifikohej mes 8 skuadrave më të mira të Europes. Per Porton gabuan Uendell dhe Galeno. Arsenali totalisht i saktë nga 11-te metrat. Pas 14 vitesh, Arsenali rikthehet në fazën tjetër të eliminimit direkt.
90 minutat plus koha shtese nuk mjaftuan për të vendosur se kush mes Arsenalit dhe Portos do të kalonte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. "Topçinjtë" e drejtuar nga Mikel Arteta përfunduan kohën e rregullt 1-0 ne avantazh ndaj bardhebluve të Konseisaos, rezultat i njëjtë me ndeshjen e parë në favor të skuadrës portugeze. Goli i vetem i shenuar nga Troshard në këto 90 minuta të rregullta.
Arsenali e nisi fuqishëm në pjesën e dytë me dëshirën për të mbyllur sa më parë çështjen e kualifikimit. Në minutën e 58, Rajs mori një krosim nga Haverc dhe gjuajti drejt portës, por mbrojtja portugeze u mbyll mirë dhe largoi topin.
Katër minuta më vonë Haverc mori pasimin nga Uajt dhe kaloi Diogo Kostën, i cili u përplas me Pepe. Odegard realizoi me portën e boshatisur. Megjithatë, goli u anulua nga arbitri francez Tërpin, i cili sinjalizoi një faull nga sulmuesi ndaj mbrojtësit portugez.
"Topçinjtë" sulmuan plot forcë. Nga njëra prej tyre, në minutën e 25, lindi një mundësi e artë për Konseisaon, i cili megjithatë u ndal nga Raja.
Skuadra e Artetës nisi sërish sulmin dhe iu afrua dyfishimit të epërsisë, fillimisht me Gabriel Zhesus i ndaluar nga Diogo Kosta dhe më pas me Odegard që nuk përfitoi. Pas 30 minutash shtesë ku më shumë nuk u luajt se sa u luajt (shkak edhe vonesat e Portos) ekipi portugez rezistoi ndaj presingut dhe trysnisë së Arsenalit që nuk gjeti dot golin e fitores.
Seria e penalltive – Te penalltitë, gjithçka nisi me golin e shënuar nga Odegard, teksa më pas ishte Pepe ai qeë barazoi shifrat përkohesisht. Për Arsenalin shënoi më pas Haverc, teksa Uendell ishte i pafat duke goditur shtyllën dhe gjetur prekjen vendimtare të portierit Raja. Saka gjithashtu nuk gaboi përpara Diogo Kostës, ndërsa Grujiç gjithashtu mposhti Rajan me një goditje të fortë. Radhën e pati Deklan Rajs për Arsenalin dhe mesfushori e pati të lehtë të shënontë me një goditje të fortë në qendër të portës. Më pas, Raja bëri mrekullinë duke ndalur edhe penalltinë e Galenos dhe duke i dhënë kualifikimin ekipit të tij.
Lini një Përgjigje