TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Nëntor 2023, 20:42

Rudi Garcia drejt shkarkimit nga stoli i Napolit, De Laurentiis kontakton Antonio Conten

Shkruar nga Pamfleti

Rudi Garcia drejt shkarkimit nga stoli i Napolit, De Laurentiis kontakton

Trajneri Rudi Garcia duket se do të përfundojë me herët seç pritej aventurën e tij në krye të drejtimit të ekipit të Napolit. Ndryshe nga sezoni i kaluar, Napoli këtë vit nuk është më ai njëjti, pasi performanca dhe rezultatet janë më të dobëta.

Humbja në fundjavë ndaj Empolit të Berishës i agravoi edhe më shumë gjërat, ku sipas mediave italiane thuhet se presidenti i klubit napoletan, De Laurentiis, kishte folur me tone të larta pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes.

Kështu, menjëherë mediat vendase kanë filluar të flasin për pasuesin e mundshëm të Garcias, ku nuk mungojnë emrat e njohur.

E përditshmja italiane “Il Mattino”, zbulon se De Laurentiis ka kontaktuar trajnerin Antonio Conte, por ish-tekniku i Interit ka refuzuar ofertën për të drejtuar Napolin.

conte napoli

Lini një Përgjigje