TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2023, 22:46

Interi thyen Frosinonen dhe koleksionon fitoren e radhës, Dimarko mahnit “San Siron” me një gol të çmendur (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Interi thyen Frosinonen dhe koleksionon fitoren e radhës, Dimarko mahnit

Interi vazhdon me serinë e rezultateve pozitive, teksa sonte mposhti pastër 2-0 Frosinonen. Zikaltërit provuan të zgjidhnin ndeshjen shpejt, por nuk ia dolën. Fillimisht ishte Turam që la një rast flagrant, ndërsa pak më vonë gaboi edhe Lautaro. Më pas, Barela tentoi me një goditje nga distanca, por topin përfundoi në tribuna.

Mysafirët, me anë të kundërsulmeve rrezikuan jo pak portën e ekipit nga Milano. 

Në minutën e 43, një perlë e Di Markos nga mesi i fushës gjeti të papërgatitur portierin Stefano Turati, i cili nuk mund të bënte asgjë. Një gol për panoramë, një gol i rrallë, që të gjithë do e kishin zili.


Interi siguroi fitoren në fillimin e pjesës së dytë, me golin e Hakan Calhanoglu nga pika e bardhë e penalltisë. Titullar për Frosinonen ishte lojtari shqiptar, Marvin Çuni, por nuk la dot gjurmë. 

inter frosinone seria a

Lini një Përgjigje