TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Nëntor 2023, 15:51

Përballja me Moldavinë/ Asllani shfaq probleme, Silvinjo fton një tjetër mesfushor nga Seria A

Shkruar nga Pamfleti
Përballja me Moldavinë/ Asllani shfaq probleme, Silvinjo fton një
Medon Berisha

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka nisur nga puna për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë, atë me Moldavinë në 17 nëntor dhe me Ishujt Faroe më 20 nëntor. Por jo i gjithë grupi është në gatishmërinë e plotë të teknikut brazilian.

Kjo pasi për disa lojtarë ka pasur probleme fizike dhe dëmtime, një ndër to është edhe mesfushori Kristjan Asllani i cili mësohet se do të punojë i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Në vendin e tij Silvinjo ka marrë një tjetër mesfushor, Medon Berishën. Ai është pjesë e Shpresave dhe luan për Leccen në Serinë A. Berisha po stërvitet në vend të Asllanit. Nuk dihet nëse Silvinjo do e marrë Asllanin edhe në Moldavi.

asllani medon berisha

Lini një Përgjigje