
Kadriologu Indrit Temali ka folur lidhur me rastin tronditës të humbjes së jetës së futbollistit të Egnatias, Dwamena, i cili ndërroi jetë 2 ditë më parë teksa ishte duke luajtur kundër Partizanit.
Kardiologu foli për sëmundjen e këtij futbollisti dhe arsyet se përse ai nuk duhet të luante futboll.
Ai tha se Dwamena ishte i diagnostifikuar me kardiomiopatinë hipertrofike, e duke qenë se futbolli është një sport i vështirësisë së lart, ai nuk duhet të luante.
“Mendoj se diagnosa e tij kardiomiopatinë hipertrofike është një diagnozë serioze. Futbolli klasifikohet si sport me aktivitet të lartë, ndaj ai nuk duhet të lejohej që të luante. Kjo diagnozë ka këtë rrezikun e vdekjes së papritur, rrezikun e aritmive që çojnë në arrest kardiak.
Në këtë sëmundje, muret e zemrës janë shumë të trasha, është sëmundje e lindur dhe gjenetike, kuptohet kur ti bën një vizitë rutinë te doktori për një x arsye, shiriti i zemrës nuk të del normal, ndërsa diagnozën e vendos kur bën eko”, tha kardiologu.
Lini një Përgjigje