TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Nëntor 2023, 17:50

“Nuk do të ketë homazhe për Dwamena”, Egnatia respekton vendimin e familjarëve të sulmuesit ganez

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk do të ketë homazhe për Dwamena”, Egnatia

Sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena do të prehet në paqe në vendlindjen e tij, në Ganë. Klubi i Egnatias ka pezulluar planet për homazhe, duke respektuar kërkesën e familjes së sulmuesit ganez.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, trupi i tij do të transportohet, këtë të hënë nga morgu i Tiranës, drejt aeroportit të Rinasit, aty ku do të niset drejt Ganës, ku familjarët e tij do të kenë mundësinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Ndonëse një natë më parë klubi rrogozhinas njoftoi që ditën e hënë që do të kishte homazhe në orën 13:00, gjithçka u anulua pas kërkesës së familjarëve të të ndjerit, trupi i të cilit do të riatdhesohet për në Ganë e më pas do të prehet në vendlindje

Vdekja e papritur, nga një atak kardiak, në fushën e blertë e “bomberit” ganez të Egnatias, Raphael Dwamena, gjatë përballjes Egnatia-Partizani tronditi jo pak si të pranishmit në stadium, po botën e sportit në Shqipëri e më gjerë, ku 28-vjeçari tejet i talentuar kishte lënë “gjurmë” gjatë karrierës së tij.

gana duamena

Lini një Përgjigje