TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2025, 20:03

Rrahmani dhe Ismajli po spikasin këtë sezon në Serinë A, më të spikaturit kërkojnë të bëjnë surprizën në Botërorin 2026

Shkruar nga Pamfleti

Rrahmani dhe Ismajli po spikasin këtë sezon në Serinë A,

Amir Rrahmani dhe Ardian Ismajli po spikasin këtë sezon në Serinë A. Dy mbrojtësit shqiptarë janë ndër më të vlerësuarit.

“Sofascore” ka publikuar 10 lojtarët më të vlerësuar të këtij sezoni, në 5 ligat kryesore europiane, që nuk janë kualifikuar asnjëherë në Botëror me ekipet përfaqësuese.

Në krye është Kvaratskhelia i Gjeorgjisë dhe Rrahmani për Kosovën, që kanë mesataren 7.27. Ardian Ismajli vendos flamurin shqiptar në listë, pasi e ka notën mesatare 7.08 dhe mban vendin e tetë.

Pjesë e 10 lojtarëve janë vetëm ata që kanë bërë më mirë nga secila përfaqësuese. “Sofascore” specifikon se për këtë arsye mungojnë Zhegrova me vlerësimin 7.16 dhe Aro Muriç me 7.12.

Ndonjë nga këto vende do bëjë histori në vitin 2026?”, kjo është pyetja që shtrohet.

Rrahmani dhe Ismajli po spikasin këtë sezon në Serinë A,

ardian ismajli amir rrahmani mbrojtësit shqiptarë

Lini një Përgjigje