
Legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 77-vjeçare.
Për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të Vllaznisë ka shprehur keqardhjen dhe ish-futbollisti Ledjo Pano. “Një lajm i trishtë. Një yll tjetër i futbollit tonë iku në qiell. Mik i babait dhe i familjes time. U prefsh në paqe legjenda Sabah Bizi.”, shkruan Pano në rrjetet e tij sociale.
Bizi e nisi karrierën e tij si futbollist në klubin e Vllaznisë, më pas u transferua te Partizani dhe në fund sërish në klubin shkodran ku luajti për 11 vite me radhë.
Lini një Përgjigje